HomeSportiTurqia mposht Serbinë në Beograd, vazhdon serinë perfekte në kualifikimet për Botërorin...

Turqia mposht Serbinë në Beograd, vazhdon serinë perfekte në kualifikimet për Botërorin 2027

-

Në ndeshjen e tretë të Grupit C në kualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror në basketboll, kombëtarja e Turqisë e tronditi Serbinë në Beograd me rezultat 82:78, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke mbetur me bilanc perfekt 3/3.

Turqit arritën kështu fitoren e dytë radhazi ndaj Serbisë, pasi e kishin mundur edhe 95:90 në fazën e grupeve të EuroBasket 2025.

Me këtë fitore, Turqia konfirmon formën e shkëlqyeshme dhe pozicionin e saj si pretendente serioze për kualifikim në Botërorin e vitit 2027.

Basketbollistët shqiptarë, Cedi Osman e Erxhan Osmani treguan lojë të madhe më shokë. Cedi Osman shënoi 16 pikë e Erxhan Osmani 8 sosh.

Pas xhiros së tretë, Turqia kryeson me 6 pikë, la pas Serbinë me 5 sosh. 

Serbia – Turqia 78:82/K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Brukseli mbledh liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 25 nëntor

0
Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus do të jenë...