HomeAtdheuTragjedia në RMV, Osmani: Humbja e shumë jetëve të reja është një...

Tragjedia në RMV, Osmani: Humbja e shumë jetëve të reja është një tragjedi

-

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Përmes rrjetit social, X, Osmani shprehu ngushëllime për viktimat dhe të gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut.

“Lajm shkatërrues nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e shumë jetëve të reja është një tragjedi që nuk mund të thuhet. Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar Osmani.

Të paktën 51 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate. Ndërsa raporothet për mbi 100 persona kanë mbetur të lënduar, njofton rtk.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bota dështon të bashkohet për klimën: COP31 mbyllet pa marrëveshje në...

0
Përplasjet për naftën, gazin dhe qymyrin bllokojnë negociatat klimatike në Antalia. OKB-ja paralajmëron se shkenca nuk pret, ndërsa angazhimet e qeverive mbeten larg urgjencës...