HomeDiasporaTelegram urimi nga Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër me rastin...

Telegram urimi nga Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

-

E nderuar mërgatë e Kosovës në Zvicër,

Të nderuar vllezër të Kombit tim,

Në emrin tim dhe të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern, kam nderin t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kjo ditë historike simbolizon përpjekjet dhe sakrificat e një populli që ka dëshmuar vendosmëri dhe aspiratë të palëkundur për liri dhe dinjitet.

Pavarësia e Kosovës është një arritje madhështore jo vetëm për qytetarët e saj, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Ajo na kujton rëndësinë e vlerave demokratike, paqes dhe bashkëpunimit, si dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët për të ruajtur dhe forcuar këto ideale.

Urime për këtë përvjetor të shënuar!

Zoti e bekoftë Kosovën!

Zoti i ruajtë shqiptarët kudo që janë!

Me respekt,

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern

Ambasador, Rexhep Demiri

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi