HomeFoto LajmTrupat shqiptare e bullgare të KFOR-it trajnohen si të përdorin fluturaket

Trupat shqiptare e bullgare të KFOR-it trajnohen si të përdorin fluturaket

-

Ushtarët bullgarë dhe shqiptarë të Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, zhvilluan një stërvitje për përdorimin e helikopterit në veprimtarinë kundër trazirave.

“Trajnimi synon të konsolidojë dhe të rrisë aftësinë për të kryer aktivitete të CRC (Crowd and Reot Control) duke përdorur helikopterë gjatë mbajtjes së pajisjeve për kontrollin e trazirave”, thuhet në njoftim.

Në veçanti, ushtarët e KFOR-it u trajnuan për të zbatuar procedurat e duhura gjatë fazave delikate të hipjes dhe uljes, duke i përshtatur ato me aftësitë e kontrollit të turmës.

Tutje KFOR-i rithekson se vazhdon të kontribuojë për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, njofton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi