HomeAktualitetiTalat Xhaferi ngrit alarmin: Oficerë shqiptarë po shqyrtojnë largimin nga Ushtria e...

Talat Xhaferi ngrit alarmin: Oficerë shqiptarë po shqyrtojnë largimin nga Ushtria e Maqedonisë

-

Talat Xhaferi nga BDI tha se, me emërimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga presidentja, që sipas tij, u emërua pa bazë kushtetuese dhe pa procedurë të duhur, Xhaferi tha se ka krijuar një valë të re pakënaqësie tek oficerët shqiptarë të cilët po shqyrtojnë largimin nga shërbimi ushtarak.

“Rasti i fundit me emërimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga presidentja, pa bazë kushtetuese dhe pa procedurë të duhur, ka krijuar një valë të re pakënaqësie tek oficerët shqiptarë, nga të cilët disa po shqyrtojnë largimin nga shërbimi ushtarak.

BDI dënon ashpër këtë degradim dhe kërkon:

  1. Ndërprerjen e diskriminimit sistematik dhe rikthimin e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në të gjitha nivelet.
  2. Depolitizimin e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, duke ndaluar emërimet partiake. 3. Garantimin e të drejtave dhe dinjitetit të personelit ushtarak shqiptar, përfshirë mundësi të barabarta për arsimim dhe avancim.

Gjendja aktuale është e papranueshme dhe në kundërshtim me parimet e barazisë dhe integrimit euro-atlantik të vendit. Nëse kjo situatë vazhdon, pasojat do të jenë të rënda, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për stabilitetin dhe funksionimin profesional të Ushtrisë si institucion shtetëror”, tha Xhaferi, njofton opentv.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi