HomeAktualitetiNë Zagreb u zhvillua takim për forcimin e bashkëpunimit kulturor shqiptaro-kroat

Në Zagreb u zhvillua takim për forcimin e bashkëpunimit kulturor shqiptaro-kroat

-

Zagreb, 01 tetor 2025 – Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zagreb u zhvillua një takim pune ndërmjet përfaqësuesve të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija” dhe Shkëlqesisë së saj Donika Hoxha, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Kroaci.

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional dhe kulturor me synim promovimin e kulturës, traditës dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare në Kroaci.

Gjatë diskutimeve u vu theksi tek ruajtja dhe prezantimi i vlerave kulturore shqiptare si pjesë e identitetit kombëtar, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe përfshirja e brezit të ri në aktivitete edukative dhe manifestive.

Kryetarja e shoqatës “Shkëndija”, znj. Gentiana Lleshdedaj, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës dhe theksoi gatishmërinë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi. / D.H

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Washington Post”: 1000 hapa më shumë në ditë ulin rrezikun për...

0
Të ecësh vetëm 1 mijë hapa më shumë në ditë mund të lidhet me një rrezik më të ulët për probleme të zemrës, veçanërisht...