HomeSportiDuka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin...

Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin Simeon Okraku

-

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin Simeon Okraku, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri. Në takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Në fillim të vizitës, Presidenti Okraku zhvilloi një tur në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, duke parë nga afër investimet e FSHF-së në infrastrukturë si ministadiumet, qendra e fizioterapisë, palestra, SPA, muzeu i futbollit dhe ambientet administrative.

Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti Duka e informoi homologun nga Gana mbi zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar, projektet strategjike të realizuara nga FSHF dhe objektivat për të ardhmen. Nga ana e tij, Presidenti Okraku vlerësoi lart standardet e Shtëpisë së Futbollit dhe punën e bërë nga FSHF në drejtim të zhvillimit të futbollit në Shqipëri.

Takimi u fokusua edhe në mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy federatave, në fusha me interes të ndërsjellë si shkëmbimi i eksperiencave teknike, edukimi dhe zhvillimi i të rinjve, transmeton kjone.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...