/ Nga: Dashnim HEBIBI, Bernë /
Nga zëri i protestave dikur, tek përqafimi i miqësisë shtetërore sot – mërgata shqiptare në Zvicër nderon vizitën e parë shtetërore të Presidentes Vjosa Osmani
Erdhi dita e shumëpritur – më 21 maj 2025, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë vizitën e parë shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes së Konfederatës, znj. Karin Keller-Sutter. Një vizitë me karakter historik e simbolik, që ngërthen në vete jo vetëm marrëdhëniet diplomatike të shkëlqyera mes dy shteteve, por edhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të mërgatës shqiptare, brez pas brezi, për Kosovën.
Dikur, qyteti i Bernës ishte skena e protestave të fuqishme të mërgatës shqiptare kundër regjimit të Serbisë, duke ngritur zërin për të drejtat e një populli të shtypur në tokën e vet. Zëri i diasporës në këtë vend mik të shqiptarëve ishte i vendosur, i qartë dhe i guximshëm – dhe bota e dëgjoi. Pikërisht nga ky zë, më 24 mars 1999, nisi ndërhyrja ndërkombëtare që i dha fund gjenocidit në Kosovë. Dhe kjo nuk harrohet.
Sot, mbi 400 mijë shqiptarë jetojnë e veprojnë në Zvicër – një komunitet i integruar, i respektuar dhe i përfaqësuar në nivel kantonal dhe kombëtar. Ata janë shtylla e marrëdhënieve të shkëlqyera Kosovë–Zvicër, duke dëshmuar çdo ditë se atdheu i dytë nuk është vetëm vend pune, por edhe vend zemre. Nga gjenerata e parë e sakrificës, deri tek gjenerata e katërt e integrimit, mërgata shqiptare është histori suksesi.
Ditë historike: 21 Maji në Zvicër – Mërgata shqiptare pret Presidenten e Kosovës
-
Loading posts…
Duhet ti lexosh
Bota dështon të bashkohet për klimën: COP31 mbyllet pa marrëveshje në...
Përplasjet për naftën, gazin dhe qymyrin bllokojnë negociatat klimatike në Antalia. OKB-ja paralajmëron se shkenca nuk pret, ndërsa angazhimet e qeverive mbeten larg urgjencës...









