HomeFoto LajmBE mbështet Vaun e Dejës në turizëm, u punësuan 50 persona si...

BE mbështet Vaun e Dejës në turizëm, u punësuan 50 persona si dhe u çelën 6 biznese të reja

-

Bashkia Vau i Dejës ka startuar zbatimin e projektit “Vau i Dejës si destinacion turistik,” i mbështetur nga fondet e BE-së” nga programi IPA-s. Sipas koordinatores Çuka Babani falë kësaj mbështetje është përmirësuar imazhi turistik në zonë.

“Kemi krijuar itinerare të reja turistike dhe dhënie të informacionit sa më të detajuar për turistët të huaj dhe vendas”, u shpreh Çuka Babani, Koordinatore, “Vau Dejës, destinacion turistik”.

Në fokus të mbështetjes kanë qenë gratë dhe të rinjtë teksa janë punësuar rreth 50 persona si dhe kanë çelur dyert 6 biznese të reja.

“Projekti ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë me rritjen e cilësisë për dy kategori siç janë gratë dhe të rinjtë dhe janë ofruar trajnime për më shumë se 200 persona”, tha Babani.

Aktivitetet më të mëdha të zhvilluara në territorin e bashkisë vau dejës janë fokusuar tek historia dhe trashëgimia kulturore, sportet ujore dhe malore, si dhe prodhimi dhe shitja e produkteve lokale duke tërhequr kështu vëmendjen e vizitorëve të shumtë vendas e të huaj./ M Gjoni, rtsh.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi