HomeBiznesiBanka e Shqipërisë: 250 mln euro financime për bujqësinë, do ndahen si...

Banka e Shqipërisë: 250 mln euro financime për bujqësinë, do ndahen si kredi të buta

-

Fermerët mund të rrisin aktivitetin e tyre, falë një programi mbështetës me vlerë 250 mln euro. Ky fond do të jetë në dispozicion të tyre në formën e kredisë së butë.

Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një fond prej 250 mln eurosh, për të mbështetur me kredi sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Paratë do të mbështesin investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm dhe inovacion teknologjik.

“Kemi një produkt të kombinuar mes linjës së re të financimit të Bankës së Shqipërisë dhe mbështetjes që qeveria do të japë duke arritur faktikisht që përmes garancisë sovrane të mbulojë 70% të principarit të kredisë”,-tha kryeministri Edi Rama.

Ky program, i cili do të vihet në zbatim nëpërmjet bankave tregtare, ofron mundësi për uljen e ndjeshme të kostos së kredisë për këto biznese, e cila mund të arrijë deri në 2%.

Qeveria do të dalë garante për këtë program, ndërsa skema pritet të bëhet tërheqëse jo vetëm për fermerët, por edhe për paketën e maleve, ku po ftohen emigrantët të investojnë në zonat rurale, njofton euronewsal.

 

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Brukseli mbledh liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 25 nëntor

0
Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus do të jenë...