HomeEKSKLUZIVEShqiptarët e Michiganit në krah të kandidatëve republikanë, mesazhe të forta për...

Shqiptarët e Michiganit në krah të kandidatëve republikanë, mesazhe të forta për Shqipërinë dhe zgjedhjet amerikane

-

Nga Dr. Dritan Demiraj, Michigan, SHBA

Diten e sotme pasdite zhvilluam një takim të veçantë me komunitetin e mrekullueshem shqiptaro-amerikan në Michigan!

Sot gjate takimit me kandidatin e Partise Republikane për U.S. Senat Mr. Mike Rogers dhe kandidatin e Partisë Republikane për House of Representative Mr. Mike Bouchard ju shpreha mbështetjen e komunitetit tonë për zgjedhjet e 3 Nëntorit.

Nderkohe gjate fjales time analizova situaten e tmerrshme politike ne Shqiperi ku populli prej 133 ditesh eshte ne shesh dhe kerkon largimin e panegocueshem te KM me të korruptuar ne historine e Shqiperise.

Takimi u zhvillua ne nje atmosfere miqesore ku te dy kandidatet u shprehen shume qarte per mbeshtetjen e çeshtjeve qe shqetesojne komunitetin tone.

Ndërkohë ky takim ishte një tjeter mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime dhe për të vlerësuar rolin dhe kontributin e komunitetit shqiptaro amerikan në jetën shoqërore dhe politike të Shteteve të Bashkuara.

Shqiptarët e Amerikës janë një urë e rëndësishme miqësie mes dy kombeve tona. Për mua është gjithmonë kënaqësi të jem pjesë e takimeve që forcojnë lidhjet dhe përfaqësimin e komunitetit tonë dhe te jem një zë i forte per çështjet qe shkaterrojne te ardhmen e vendit.

Ndjej një krenari te madhe që kam luftuar per Kombin Shqiptar dhe gjithashtu edhe per kontributin e madh ne luften globale kunder terrorizmit me ushtrine me te forte te globit por edhe si shtetas amerikan./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...