HomeSportiShqipëria U-19 fiton miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut, vendos goli i Leart...

Shqipëria U-19 fiton miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut, vendos goli i Leart Krasniqit

-

Kombëtarja U-19 fitoi miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut U-19 me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Skënderbeu” u vendos nga goli i Leart Krasniqit në minutën e 73-të.

Trajneri Julian Ahmataj e nisi ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut me këtë formacion titullar: Daniel Culi (GK), Yoni El Malem, Diart Gashi, Leon Sylejmani, Ardi Mulaj, Matia Huqi (C), Besalet Krasniqi, Leart Krasniqi, Oresti Rifa, Tedi Malaj dhe Devid Hoxha.

Pjesa e parë e takimit nuk prodhoi asnjë gol, pavarësisht se Shqipëria krijoi disa mundësi të mira.

Në fraksionin e dytë, ndeshja u vendos nga sulmuesi Leart Krasniqi, i cili bëri gjithçka mirë në minutën e 73-të, duke e dërguar topin në rrjetë.

Në këtë sfidë trajneri Ahmataj aktivizoi edhe Ron Isain, Kleo Shpuzën, Bjorni Dukën dhe Rinaldo Nelën. Deri në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Shqipërisë 1-0.

Dy miqësoret ndaj Maqedonisë së Veriut shërbyen për të testuar grupin e lojtarëve të grumbulluar dhe për të vlerësuar gjendjen e ekipit, njofton rtsh.

 

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi