HomeDiasporaShqipëria synon më shumë turistë nga Zvicra, ambasadori Dredha zhvillon takime në...

Shqipëria synon më shumë turistë nga Zvicra, ambasadori Dredha zhvillon takime në Cyrih dhe Bernë

-

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Promovimi i Shqipërisë në mediat zvicerane, krijimi i partneriteteve me operatorët turistikë dhe organizimi i aktiviteteve ndërkombëtare në Tiranë ishin në fokus të takimeve të zhvilluara nga ambasadori Ermal Dredha dhe drejtoresha e përgjithshme e AKT-së, Jola Hysaj.

Shqipëria synon të forcojë praninë e saj në tregun zviceran të turizmit përmes bashkëpunimit me mediat, shoqatat profesionale dhe operatorët turistikë në Zvicër. Në këtë kuadër, ambasadori i Shqipërisë, Ermal Dredha, dhe drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), Jola Hysaj, kanë zhvilluar takime në Cyrih dhe Bernë me përfaqësues të PrimCom Switzerland, Shoqatës Zvicerane të Udhëtimeve (SRV) dhe operatorit turistik Vögele Reisen.Takimet kishin për qëllim zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e turizmit, rritjen e dukshmërisë së Shqipërisë në tregun zviceran dhe krijimin e mundësive të reja për të tërhequr vizitorë nga Zvicra.

Tri iniciativa për promovimin e Shqipërisë

Gjatë diskutimeve u shqyrtuan tri mundësi konkrete për thellimin e bashkëpunimit turistik. Njëra prej tyre është organizimi i një udhëtimi njohës në Shqipëri për gazetarë zviceranë gjatë vitit 2027. Kjo nismë synon t’u mundësojë përfaqësuesve të mediave të njohin nga afër ofertën turistike të vendit dhe të promovojnë potencialin e tij te publiku zviceran. Një tjetër mundësi e diskutuar ishte organizimi i Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Zvicerane të Udhëtimeve në Tiranë. Realizimi i këtij aktiviteti do të krijonte hapësirë për kontakte të reja mes aktorëve të industrisë së udhëtimeve dhe për prezantimin e Shqipërisë si destinacion turistik. Po ashtu, palët diskutuan zgjerimin e bashkëpunimit me Vögele Reisen, operator zviceran që prej vitesh organizon udhëtime drejt Shqipërisë.

Bashkëpunim për më shumë vizitorë zviceranë

Në zhvillimin e këtyre kontakteve ka kontribuar edhe Saimir Shala nga Albanian Reisen, duke ndihmuar në krijimin e lidhjeve të drejtpërdrejta mes përfaqësuesve shqiptarë dhe sektorit zviceran të turizmit. Ambasada shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit pritet t’i ndjekin më tej këto iniciativa, me synimin për të zgjeruar promovimin e Shqipërisë dhe për të forcuar ofertën turistike në tregun zviceran. Përmes bashkëpunimit me mediat dhe operatorët e udhëtimeve, Shqipëria synon të prezantojë më gjerësisht destinacionet e saj, trashëgiminë kulturore dhe mundësitë që ofron për vizitorët ndërkombëtarë. Takimet në Cyrih dhe Bernë përbëjnë një hap drejt forcimit të lidhjeve mes industrisë turistike shqiptare dhe asaj zvicerane, ndërsa realizimi i iniciativave të diskutuara mund të hapë mundësi të reja për promovimin e Shqipërisë gjatë viteve të ardhshme, transmeton Ambasada e Shqipërisë në Bernë, përcjell half24.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi