HomeDiasporaShoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër mban mbledhjen e radhës të shtunën, më 31...

Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër mban mbledhjen e radhës të shtunën, më 31 janar, në Uster

-

Si njëra ndër shoqatat tashmë të njohura në Zvicër dhe më gjerë, Shoqata “Gjergj Kastrioti” u drejtohet anëtarëve dhe gjithë mërgatës sonë në diasporë për të njoftuar se mbledhja e radhës do të mbahet:

Të shtunën, më 31.01.2026
Ora 19:00
Adresa: Berchtoldstrasse 10, 8610 Uster

Kryesia i fton të gjithë ata që dëshirojnë ta nderojnë këtë takim, të njoftojnë për pjesëmarrjen e tyre.

Tema e bashkëbisedimit ende nuk është zyrtarizuar në detaje, por sipas kryetarit të shoqatës, z. Agim Pepaj, gjatë takimit do të diskutohet për manifestimin që pritet të mbahet në muajin maj, me rastin e datëlindjes së Kryeheroit të Kombit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe për tema të tjera me rëndësi të veçantë për komunitetin.

Z. Pepaj theksoi se bashkëbisedimi me veprimtarët dhe anëtarët është shumë i nevojshëm, në mënyrë që organizimet e shoqatës të jenë sa më profesionale, veçanërisht kur merret parasysh se shoqata mban emrin e kryeheroit tonë kombëtar.

Pritjet janë të mëdha dhe organizatorët presin një bashkëbisedim të frytshëm.

Faleminderit dhe mirë u pafshim!, transmeton: Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër, përcjell: half24.ch

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Brukseli mbledh liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 25 nëntor

0
Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus do të jenë...