HomeDiasporaShefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, nderohet me...

Shefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, nderohet me mirënjohje nga veteran i UÇK-së

-

Zürich, 04 shkurt 2026 – Siç njofton portali half24.ch, sot shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, është nderuar me një mirënjohje të veçantë.

Me këtë rast, z. Berisha është shprehur ndër të tjera:
“Nuk ka dhuratë më të çmuar se kjo me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën sot kisha nderin dhe kënaqësinë ta pranoj nga z. Milaim Sylejmani, veteran i UÇK-së, ish-shef i Operativës së Brigadës 173 ‘Gursel e Bajram Sylejmani’, në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih.”

Ai ka falënderuar publikisht z. Sylejmani për këtë gjest domethënës, duke theksuar vlerën historike dhe emocionale që mbart një mirënjohje e tillë.

Modestia dhe përkushtimi i z. Vigan Berisha janë të njohura gjerësisht në mesin e mërgatës shqiptare në Zvicër. Me angazhimin e tij të përditshëm, ai po rrit vazhdimisht reputacionin jo vetëm te mërgata kosovare, por edhe te shqiptarët nga të gjitha trevat, duke u shndërruar në një figurë respekti dhe besimi institucional, transmeton half24.ch

Përgatiti D. H

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi