HomeAtdheuQipro merr kryesimin e Presidencës së BE-së, Spiropali mesazh homologut Kombos

Qipro merr kryesimin e Presidencës së BE-së, Spiropali mesazh homologut Kombos

-

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përshëndetur marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Qiproja, duke e cilësuar këtë gjashtëmujor si një “mundësi të re” për rajonin. Përmes një mesazhi drejtuar homologut të saj qipriot, Costantinos Kombos, Spiropali konfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të avancuar drejt familjes evropiane.

Spiropali theksoi se Shqipëria pret që Presidenca Qipriote të udhëheqë një proces zgjerimi që është gjithëpërfshirës, i besueshëm dhe i suksesshëm.

“Në këtë ditë të parë të Vitit të Ri që sjell mundësi të reja, e uroj ngrohtësisht Qipron dhe kolegun tim, me marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Ne dëshirojmë çdo sukses, në këto kohë vendimtare, në avancimin e një agjende evropiane proaktive, duke përfshirë një proces zgjerimi gjithëpërfshirës, ​​të besueshëm dhe të suksesshëm që forcon Evropën, vlerat e saj dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë pjesën e saj dhe të investojë në të ardhmen e saj, si pjesë e së ardhmes sonë të përbashkët evropiane.”, shkruan spiropali ne rrjetin social X, transmeton rtsh.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Brukseli mbledh liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 25 nëntor

0
Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus do të jenë...