HomeBiznesiQeveria prezanton planin strategjik pesë vjeçar për energjinë: Linjë e re nënujore...

Qeveria prezanton planin strategjik pesë vjeçar për energjinë: Linjë e re nënujore Shqipëri-Itali

-

Qeveria ka prezantuar këtë të enjte përmes një videoje të shkurtër në rrjetet sociale, planin strategjik për energjinë për periudhën 2025-2029.

“Energjia 2025-2029”, shkruan kryeministri Edi Rama, postim të cilin e ka ndarë në llogarinë e saj edhe zv.kryeministrja dhe ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

Kështu, plani synon reduktimin e humbjeve në rrjet në nivelin nën 12%, diversifikimin e burimeve të energjisë me mbi 1500 MW kapacitete të reja dhe ndërtimin e parkut më të madh eolik në Europë, me kapacitet 600 MW në zonën e Tropojës.

Ndër të tjera, strategjia parashikon gazifikimin e qytetit të Korçës, trefishimin e kapacitetit të eksportit të energjisë, si dhe forcimin e ndërlidhjes rajonale përmes ndërtimit të linjave të reja interkonjeksioni, përfshirë edhe fillimin e ndërtimit të linjës së re nënujore Shqipëri-Itali.

Gjithashtu, përmirësimi i rrjetit të shpërndarjes përmes investimeve të vazhdueshme mbetet një nga prioritetet e këtij plani pesëvjeçar, transmeton gtema.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...