HomeAtdheuPresidenti Begaj: Gratë me sakrificat e tyre mbajnë gjallë shpirtin e kombit

Presidenti Begaj: Gratë me sakrificat e tyre mbajnë gjallë shpirtin e kombit

-

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, presidenti Bajram Begaj, përcolli një mesazh urimi dhe vlerësimi për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, i shoqëruar me një këngë kushtuar gjyshes, Begaj theksoi se gratë me sakrificat dhe dashurinë e tyre, mbajnë gjallë shpirtin e familjes dhe kombit shqiptar.

“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave shqiptare! Me forcën, sakrificat dhe dashurinë tuaj, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit. Respekt dhe mirënjohje për çdo nënë, motër dhe bijë që e bën Shqipërinë më të mirë çdo ditë”, shkruan Begaj.

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas. Kjo ditë e veçantë i kushtohet vlerësimit të rolit dhe kontributit të grave në shoqëri, si dhe reflektimit mbi të drejtat dhe barazinë gjinore. Në Shqipëri festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat, transmeton atsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bota dështon të bashkohet për klimën: COP31 mbyllet pa marrëveshje në...

0
Përplasjet për naftën, gazin dhe qymyrin bllokojnë negociatat klimatike në Antalia. OKB-ja paralajmëron se shkenca nuk pret, ndërsa angazhimet e qeverive mbeten larg urgjencës...