HomeDiasporaPatriotë nga Tirana vizituan Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra

Patriotë nga Tirana vizituan Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra

-

/ Nga Sokol PAJA /
New York, 10 Dhjetor 2024 – Patriotë nga Tirana vizituan Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Gazetari Fitim Zekthi, ekonomisti Pëllumb Seferi dhe artisti Arbër Neziri u pritën në takim zyrtar nga kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha, sekretari Dr. Pashko Camaj, arkëtari i Vatrës z. Besim Malota, anëtari i kryesisë z.Ilir Cubi, editorja e gjuhës angleze në Diell znj.Rafaela Prifti dhe editori i Diellit. Në fjalën e mirëseardhjes kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha prezantoi aktivitetin institucional të Federatës Vatra në institucionet e shtetit amerikan, punën influencuese në Uashington për Kosovën, Luginën e Preshevës, Çamërinë dhe veprimtarinë atdhetare të Vatrës në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gazetari Fitim Zekthi shprehu nderim e respekt për historinë e Vatrës dhe vlerësoi punën e jashtëzakonshme të Federatës Vatra, misionin e saj të shenjtë, punën e shkëlqyer në shërbim të atdheut dhe komunitetit shqiptar në Amerikë. Z.Seferi në fjalën e tij çmoi punën historike të Vatrës në momentet më të vështira për kombin shqiptar dhe ndihmën që jep gazeta Dielli për çështjen kombëtare, rritjen e patriotizmit dhe atdhedashurisë. Sekretari i Vatrës Dr. Camaj tregoi rreth institucionalizimit të Vatrës si institucioni më i fuqishëm që udhëheq veprimtarinë atdhetare, kulturore e patriotike në mërgatën e Amerikës.
Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Brukseli mbledh liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 25 nëntor

0
Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus do të jenë...