HomeDiasporaNis votimi në Ambasadën e Kosovës në Kroaci, procesi zhvillohet nga ora...

Nis votimi në Ambasadën e Kosovës në Kroaci, procesi zhvillohet nga ora 07:00 deri në 19:00

-

Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë ka njoftuar se që nga ora 07:00 ka nisur procesi i votimit për qytetarët e Republikës së Kosovës të regjistruar për votim pranë kësaj Ambasade.

Votimi zhvillohet nga ora 07:00 deri në ora 19:00, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Ftohen të gjithë votuesit e regjistruar që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim. Për ushtrimin e së drejtës së votës, votuesit duhet të jenë të regjistruar për votim në Ambasadë dhe të posedojnë një nga dokumentet zyrtare të identifikimit të Republikës së Kosovës: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi, edhe në rast se dokumenti ka afat të skaduar, njofton Ambasada e Kosovës në Zagreb, transmeton half24.ch

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

NJË KOMEDI HYJNORE NË VARIANTIN VISARAN

0
Nga: Kosta Nake “Udhëtimet që kemi bërë e do të bëjmë në tokë e në qiell, të gjitha vazhdojnë dhe brenda nesh si në bisedat...

Ky është një burrë kombi