HomeFoto LajmMolotov drejt Kryeministrisë, tre policë dërgohen në spital me djegie

Molotov drejt Kryeministrisë, tre policë dërgohen në spital me djegie

-

Tre efektivë policie janë transportuar në spital pas një përplasjeje të dhunshme gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë, ku protestuesit hodhën bomba molotov drejt godinës së qeverisë.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Forcat e policisë kanë qenë në vendngjarje për të ruajtur rendin dhe për të mbajtur nën kontroll situatën, por për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike, tre efektivë kanë pësuar djegie dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Aktualisht nuk ka informacione të detajuara mbi gjendjen e tyre shëndetësore, por burime nga terreni raportojnë se plagët janë të lidhura me kontaktin me flakët, transmeton kjone.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...