HomeAtdheuKryeministri Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Kryetari i CSU, mik...

Kryeministri Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Kryetari i CSU, mik i mirë i Shqipërisë

-

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Mynihut të Gjermanisë për të marrë pjesë në konferencën e 61-të e Sigurisë (MSC) që për të diskutuar mbi sfidat më urgjente të botës.

Në një video në rrjetet sociale, ku foli për suksesin e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare me nxjerrjen e eurobondit 10-vjeçar prej 650 milionë eurosh, Rama informoi se në kuadër të kësaj konference do të zhvillonte një sërë takimesh dhe do të merrte pjesë po ashtu edhe në disa evente.

“Nisem për Konferencën e Sigurisë në Munih, për disa takime dhe evente që nuk i shmangia dot dhe për t’u kthyer shumë shpejt këtu”, u shpreh ai.

Sepse, sipas tij, e priste një betejë ekzemplare.

“Na presin shumë punë dhe mbi të gjitha na pret një betejë ekzemplare dhe një fitore spektakolare”, deklaroi Rama.

Më tej në rrjetin social Facebook ka publikuar një foto me Kryeministrin e Bavarisë të cilin e etiketon mik të mirë të Shqipërisë.

“Në mjediset e Konferencës së Sigurisë me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë, një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin na lidh një miqësi e hershme tanimë”, njofton rtsh.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

HALF24.ch – Më shumë se një media, një mision në shërbim...

0
Fjala shqipe në mërgatë meriton më shumë se hapësirë mediale. Ajo meriton një institucion informimi, një platformë komunikimi dhe një qendër mediale që mbron...