HomeBiznesiKroçera “MONET” ankorohet në Vlorë, 48 turistë nga 4 vende të botës...

Kroçera “MONET” ankorohet në Vlorë, 48 turistë nga 4 vende të botës zbulojnë thesaret e rivierës shqiptare

-

Sot, në portin e Vlorës mbërriti kroçera “MONET”, me flamur të Kingstown. Në bord ndodhen 48 pasagjerë/turistë nga vende të ndryshme si Kroacia, Portugalia, Gjermania dhe Anglia, të cilët do të vizitojnë disa nga pikat turistike të zonës. Kroçera “MONET” ka ardhur nga Durrësi dhe do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 20:00, për t’u nisur më pas drejt destinacionit të radhës, Sarandës.

Muaji prill shënon edhe nisjen e sezonit të kroçerave në Vlorë, duke e kthyer qytetin gjithnjë e më shumë në një destinacion të përvitshëm për turizmin detar. Kroçerat pritet të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik. 48 turistët që mbërritën këtë mëngjes kanë në itinerarin e tyre vizita në disa prej pikave më të njohura turistike, si Zvërneci dhe Parku Arkeologjik i Apolonisë, ttransmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...