HomeAtdheuKorridori VIII - Eksperti: Qeveria shqiptare shmangu mënjanimin nga harta e transportit...

Korridori VIII – Eksperti: Qeveria shqiptare shmangu mënjanimin nga harta e transportit europian

-

Shqipëria ka shmangur përjashtimin e segmentit Shkup -Durrës nga harta europiane e komunikacionit qendror. Dy vjet më parë autoritetet shqiptare konstatuan shtrembërimin e korridorit VIII europian që e hiqte Durrësin nga segmenti qendror dhe arritën të evitojnë shtrembërimin gjeografik e të fondeve përkatëse europiane të këtij projekti.

Korridori VIII i është rikthyer linjës së hershme Europë- Lindje të njohur si “Rruga Egnatia” pas një përpjekje për të devijuar hartën e komunikacionit qendror europian pa kaluar nga Shqipëria.

Eksperti i fondeve europiane Adrian Haçkaj bëri të ditur reagimin europian pas konstatimit dhe kërkesës së qeverisë shqiptare pranë autoriteteve europiane.

Ai tha se Shqipëria argumentoi kërkesën e saj pranë institucioneve europiane si përmes të qenurit pozicion strategjik, por edhe si vend anëtar i NATO-s. Rikthimi i gjurmës qendrore të korridorit VIII me kalim nga Durrësi, edhe pse i pavënë re nga publiku i gjerë, ekonomikisht do të thotë ricaktim fondesh sipas termash qendrorë dhe jo të ndërvarur si zgjatim i sforcuar gjeografik./Gazetare Entela Komnino

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Yamal jashtë sfidës në Champions League, Barcelona konfirmon problemin fizik

0
Ylli i Barcelonës do të mungojë në përballjen kundër Sabah FK në Azerbajxhan për shkak të shqetësimeve në kyçin e këmbës së djathtë. Klubi...