HomeDiasporaKonsulli i ri i Përgjithshëm i Kosovës në Milano, Rexhep Bajraktari, fillon...

Konsulli i ri i Përgjithshëm i Kosovës në Milano, Rexhep Bajraktari, fillon zyrtarisht detyrën

-

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Milano, z. Rexhep Bajraktari, siç mëson half24.ch ka filluar zyrtarisht ushtrimin e detyrës, pas emërimit në këtë post për një mandat katërvjeçar. Z. Bajraktari është diplomat i karrierës dhe pjesë e Trupit Diplomatik që nga viti 2009. Gjatë karrierës së tij, ai ka shërbyer në Bernë dhe Gjenevë, si dhe ka ushtruar detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur të Malajzisë. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Milano vazhdon angazhimin e saj në përfaqësimin e interesave të Republikës së Kosovës, ofrimin e shërbimeve konsullore për qytetarët dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet vendore.

Screenshot

Gjithashtu, stafi i Konsullatës së Përgjithshme është plotësuar me emërimin e znj. Qëndresa Fazliu në pozitën e Zëvendëskonsulles.

Plotësimi i stafit diplomatik dhe konsullor synon të kontribuojë në vazhdimësinë e punës institucionale dhe në ofrimin e shërbimeve sa më efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë dhe veprojnë në Milano dhe në rajonet përkatëse të Italisë, transmeton Konsullata e Përgjitshme e Kosovës në Milano, përcjell half24.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...