HomeDiasporaKlubi i Biznesit Gjermani - Maqedoni e Veriut (DNMBC) thellon bashkëpunimin me...

Klubi i Biznesit Gjermani – Maqedoni e Veriut (DNMBC) thellon bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë

-

Berlin, 08.10.2026 – Udhëheqësia e lartë e Klubit të Biznesit Gjermani – Maqedoni e Veriut (DNMBC), e kryesuar nga kryetari Gafar Vejseli dhe nënkryetarët Dragan Ilievski dhe Ziber Seljami, ka zhvilluar një takim zyrtar pune me Ministrin e Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Në këtë takim institucional u diskutuan mundësitë e reja të bashkëpunimit, me fokus parësor transferimin e përvojave dhe investimeve nga diaspora e suksesshme ekonomike në Gjermani drejt modernizimit të sektorit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i DNMBC-së, Gafar Vejseli, prezantoi vizionin e klubit si një urë lidhëse strategjike për të kanalizuar potencialin e afaristëve të diasporës, duke ofrufuar mbështetje në projekte të infrastrukturës shëndetësore, menaxhimit digjital dhe sjelljes së teknologjive të reja mjekësore. Nënkryetarët Ilievski dhe Seljami nënvizuan gatishmërinë e bizneseve të rrjetëzuara në Gjermani për të mbështetur trajnimet profesionale të kuadrit mjekësor vendas. Nga ana tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, shprehu mirënjohje për këtë iniciativë dhe i njoftoi përfaqësuesit e DNMBC-së me reformat aktuale që po ndërmerr ministria.

Ministri potencoi se mbështetja nga organizatat e diasporës është jetike për rritjen e standardeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe mjekët në vend. Takimi u përmbyll me dakordimin e të dyja palëve për të formalizuar këtë partneritet përmes projekteve konkrete që do të ndihmojnë në fuqizimin e sistemit të shëndetit publik. / Zyra për Marrëdhënie me Publikun- Klubi i Biznesit Gjermani – Maqedoni e Veriut (DNMBC)/, përcjell half24.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Washington Post”: 1000 hapa më shumë në ditë ulin rrezikun për...

0
Të ecësh vetëm 1 mijë hapa më shumë në ditë mund të lidhet me një rrezik më të ulët për probleme të zemrës, veçanërisht...