Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 4:1 ndaj skuadrës qipriote, Omonia, në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Evropës. Gjiganti italian e dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke triumfuar me rezultat të thellë.
Në këtë përballje u shënuan gjithsej pesë gola, të cilët dhuruan emocione të veçanta për tifozët në stadiumin e Torinos. Për “Zonjën e Vjetër” realizuan Cambiaso (37′), Ekhator (43′), Conceicao (68′) dhe Boga (73′), ndërsa golin e vetëm për Omonian e shënoi Satka (15′). Pas kësaj fitoreje, Juventusi renditet në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa Omonia zë vendin e 26-të me gjashtë pikë./BS









