HomeEKSKLUZIVEHelveticAlForum, më 28 Nëntor – sjell një intervistë ekskluzive me stërnipin e...

HelveticAlForum, më 28 Nëntor – sjell një intervistë ekskluzive me stërnipin e Ismail Qemalit

-

Pjesë nga intervista

Intervistë ekskluzive me pasardhësin e Ismail Qemalit, një studiues që prej dekadash jeton e vepron në Itali, një personalitet i dashur e i respektuar jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga italianët dhe gjithë ata që e njohin. Pavarësisht angazhimeve të shumta, ai nuk na harroi – dhe na dhuroi një bisedë të gjatë, të thellë dhe prekëse.

Më 28 Nëntor do ta merrni të plotë.

Sot, ndajmë vetëm një copëz emocionesh…

Pjesë nga intervista:

“Muaji i nëntorit për mua nuk është thjesht një periudhë festive. Është një ndjenjë që më kthen në fëmijërinë time, te tregimet që dëgjoja për udhëtimin e stërgjyshit tim, Ismail Qemalit, drejt Vlorës. Ai udhëtim nuk solli vetëm ngritjen e flamurit, por riktheu dinjitetin e një kombi që për shekuj kishte ëndërruar lirinë.

Kudo që kanë jetuar shqiptarët, 28 Nëntori ka qenë dita e bashkimit, dita e krenarisë, dita kur zemrat rrahin me një ritëm.”

Në këtë 113-vjetor të Pavarësisë, ai përcjell edhe një urim të thellë:

“Urimi im është që shqiptarët një ditë të jenë një shtet i vetëm, ashtu siç janë një komb i vetëm. Të ecim me vlerat tona më të mira, përkrah Europës, aty ku kemi synuar të jemi që në zanafillat e shtetit tonë.”

Mos harroni:

Nesër në ditën e flamurit, në half24.ch, do ta keni të plotë këtë intervistë kaq speciale.

Në foto: Dr. Sc. Dashnim Hebibi, autori i intervistës gjatë bisedës me z. Darling Vlora në Itali.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Washington Post”: 1000 hapa më shumë në ditë ulin rrezikun për...

0
Të ecësh vetëm 1 mijë hapa më shumë në ditë mund të lidhet me një rrezik më të ulët për probleme të zemrës, veçanërisht...