HomeAtdheuHaxhiu në Slloveni: Paraqita të arriturat në fushën e sundimit të ligjit

Haxhiu në Slloveni: Paraqita të arriturat në fushën e sundimit të ligjit

-

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me ftesë të homologes së saj sllovene, Andreja Katiq, mori pjesë në konferencën “Drejt BE – ngritja e integritetit dhe pavarësisë së Drejtësisë Penale në Ballkanin Perëndimor”.

Haxhiu, thotë se në këtë konferencë, paraqiti të arriturat e Kosovës në sundim të ligjit e drejtësisë penale si dhe tha se foli rreth angazhimit për fuqizimin e institucioneve të drejtësisë .

“Në fjalën time, paraqita të arriturat e vendit tonë në fushën e sundimit të ligjit dhe drejtësisë penale me theks përmenda faktin që Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, po angazhohemi për fuqizimin e institucioneve të drejtësisë dhe përmirësimin e besimit qytetar në sistemin e drejtësisë”, tregoi ministrja për atë që diskutoi në këtë tryezë në Slloveni.

Haxhiu thotë të ketë rikthekusar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ecur me hapa të sigurt drejt integrimit evropian, duke garantuar një drejtësi të pavarur, të paanshme dhe efikase, njofton rtk.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Washington Post”: 1000 hapa më shumë në ditë ulin rrezikun për...

0
Të ecësh vetëm 1 mijë hapa më shumë në ditë mund të lidhet me një rrezik më të ulët për probleme të zemrës, veçanërisht...