HomeAtdheuDëmtimi i ambasadës shqiptare në Kiev, Shqipëria i kërkon llogari Rusisë

Dëmtimi i ambasadës shqiptare në Kiev, Shqipëria i kërkon llogari Rusisë

-

Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur ditën e sotme në ambientet e saj ambasadorin e Rusisë në Shqipëri, Alexey Zaitsev.

Zaitsev u thirr në MEPJ pas një sulmi të ndodhur ditën e sotme në Kiev, ku u dëmtuan edhe ambientet e ambasadës së Shqipërisë në Ukrainë.

Më herët gjatë ditës së sotme MEPJ ka postuar në X disa pamje nga dëmet e shkaktuara në ambasadën shqiptare, teksa thekson se u vu në rrezik jeta e personelit diplomatik.

“Një seri sulmesh ajrore nga Federata Ruse tronditi Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të kryeqytetit ukrainas. Si pasojë e këtyre sulmeve u dëmtua pjesërisht Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kiev, si dhe ambasadat e pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon pa mëdyshje këto sulme brutale. Ky akt i pakuptimtë është një sulm mbi themelet e diplomacisë ndërkombëtare. Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhen respektuar dhe respektuar plotësisht”, thuhej në postimin e MEPJ.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Brukseli mbledh liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 25 nëntor

0
Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus do të jenë...