HomeDiasporaBerisha në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti

Berisha në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, u ndal te zgjedhjet në Shqipëri duke pretenduar se ato po shkatërrohen nga qeveria.

Ai akuzoi se krimi i organizuar ka shndërruar “drogën në vota dhe votat në mbrojtje politike”, duke përmendur deputetë, sipas tij, të mbështetur nga kartele droge dhe bllokimin e drejtësisë.

“Narkoshteti është një gjendje në të cilën droga dhe krimi shndërrohen në vota, dhe votat më pas shndërrohen në krime. 28 deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelët më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, atyre iu dhanë 450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre u përdorën për të bllokuar tërësisht Prokurorinë”, tha ai.

Ai akuzoi gjithashtuedhe  Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për keqpërdorim të të dhënave, duke pretenduar se ato kanë përfunduar në duart e grupeve kriminale.

“Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë. Të gjitha të dhënat po eksportohen te bandat kriminale dhe banditët”, u shpreh ai, transmeton rtsh.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi