HomeEKSKLUZIVEAmbasadori Sela zhvillon takim me Akademinë Diplomatike të Gjermanisë për thellimin e...

Ambasadori Sela zhvillon takim me Akademinë Diplomatike të Gjermanisë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

-

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Më 1 dhjetor 2025, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Prof. Dr. Ylber Sela, i shoqëruar nga Vasko Gerkov, zhvilloi një takim zyrtar me Drejtoreshën e Akademisë Diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, znj. Andrea Berdesinski.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kompetente në fushën e diplomacisë, trajnimeve profesionale dhe shkëmbimeve institucionale. Të dyja palët shprehën gatishmëri për të avancuar projekte të përbashkëta që do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve diplomatike dhe në thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ambasadori Sela vlerësoi rolin e Akademisë Diplomatike gjermane si një partner kyç në zhvillimin e politikave të jashtme moderne, ndërsa Drejtoresha Berdesinski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të proceseve evropiane, transmeton half24.ch

Takimi u mbyll me dakordësimin për të vijuar komunikimin dhe për të konkretizuar iniciativat e përbashkëta në periudhën në vijim.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Brukseli mbledh liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 25 nëntor

0
Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus do të jenë...