HomeDiasporaAmbasadori Kiçmari pret në Ambasadë Drejtorin e Përgjithshëm të JETRO-s

Ambasadori Kiçmari pret në Ambasadë Drejtorin e Përgjithshëm të JETRO-s

-

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Prof. Dr. Sabri Kiçmari, ka pritur në një takim të rëndësishëm Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Japoneze për Tregtinë e Jashtme (JETRO) me seli në Budapest, z. Yasanari Miyauchi.

Gjatë takimit, z. Miyauchi informoi lidhur me ecurinë e Forumit të Biznesit Kosovë–Japoni, i cili u mbajt muajin e kaluar dhe ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm kompanish japoneze. Sipas tij, interesi i biznesit japonez për Kosovën është në rritje, ndërsa forumi ka hapur rrugën për nisma të reja bashkëpunimi ekonomik.

Forumi pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, duke nxitur partneritete potenciale në sektorët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), energjisë dhe infrastrukturës.

Ambasadori Kiçmari e falënderoi z. Miyauchi për vizitën dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Republikës së Kosovës për promovimin e investimeve japoneze në vend. Ai siguroi se Ambasada do të vazhdojë të jetë një adresë e rëndësishme për kompanitë japoneze të interesuara për të zgjeruar prezencën e tyre në Kosovë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim të përbashkët, transmeton half24.ch

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi