HomeDiasporaAmbasadori i Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri Nderoi me Mirënjohje Ph.D....

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri Nderoi me Mirënjohje Ph.D. Dashnim HEBIBI

-

Nga Qemal MUSLIU / 

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Shkëlqësia e Tij, z. Rexhep Demiri, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern të Zvicrës, ka nderuar me mirënjohje, ambasadorin e paqes, gazetarin, poetin, publicistin dhe njëherit doktorin e shkencave politike nga Lugina e Preshevës që jeton dhe vepron në Zvicër me një mirënjohje të veçantë për bëmirësi dhe kontribut për çështjen kombëtare e paqe në përgjithësi.

Hebibi ka vepruar edhe për shqiptarët e Maqedonisë, duke shërbyer si korespondent i TVM në Shkup, por edhe i nderuar me mirënjohje nga disa qytete në Maqedoni për kontributin e tij. z.Hebibi është president i Institutit Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore në Zvicër, njëherit edhe editor i platformës mediale half24.ch dhe kryetar i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” me seli në Gossau të St.Gallenit. Gjithashtu, në diasporë, është i nderuar edhe me mirënjohje nga shoqata kulturore e humanitare edhe nga shqiptarët e Maqedonisë. Prandaj, kjo mirenjohje është e merituar. Z. Hebibi, mirënjohja iu dorëzua në ambasadë, në praninë e disa veprimtarëve nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga Lugina e Preshevës dhe Kosovës.

Hebibi u ndje shumë mirënjohës dhe falënderoi ambasadorin për këtë mirënjohje, duke e vlerësuar edhe punën që po bën ambasadori, duke e bashkuar diasporën për të mirën e përgjithshme, sidomos për të reflektuar për paqe gjithandej.

Në ambasadë, konkretisht në zyrën e ambasadorit, ishin edhe disa nga librat e z.Hebibi që ia ka dhuruar ambasadorit. Për z. Hebibi, kjo mirënjohje është e veçantë, sepse po merret afër ditës së flamurit dhe nga shteti, nga i cili ka një degë të prejardhjes, meqë është nip i Maqedonisë së Veriut.

half24.ch

 

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...