HomeDiasporaAmbasadori Ermal Dredha merr pjesë në mbrëmjen kulturore “Vallja na Bashkon” në...

Ambasadori Ermal Dredha merr pjesë në mbrëmjen kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë

-

Gjenevë – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, mori pjesë gjatë fundjavës në mbrëmjen kulturore “Vallja na Bashkon”, e organizuar në Gjenevë nga Shoqata “Rinia Contact” në bashkëpunim me Swiss Albania Event, përcjell half24.ch. Aktiviteti mblodhi pjesëtarë të komunitetit shqiptar në diasporë dhe solli një program të pasur artistik me pjesëmarrjen e Grupit nga Kruja, SHKA “Agimi” nga Prizreni, si dhe artistëve të njohur të skenës shqiptare.

Mbrëmja u karakterizua nga valle tradicionale, muzikë dhe performanca artistike që përcollën emocione, traditë dhe identitet kombëtar. Organizatorët theksuan rëndësinë e ruajtjes së kulturës shqiptare dhe forcimit të lidhjeve mes shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve.

Ambasadori Dredha vlerësoi organizimin e këtij aktiviteti kulturor, duke theksuar rolin e rëndësishëm që kanë ngjarje të tilla në promovimin e vlerave kombëtare dhe në afrimin e komunitetit shqiptar në diasporë.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër ka shprehur mbështetjen për iniciativa të këtij lloji, të cilat kontribuojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe promovimin e unitetit ndërmjet shqiptarëve në mbarë botën njofton Ambasada Shqiptare në Zvicër, përcjell half24.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...