HomeBiznesi1 milion vizitorë në Alpe - Viti më i mirë për turizmin...

1 milion vizitorë në Alpe – Viti më i mirë për turizmin në zonat e mbrojtura

-

Mbi 1 milion turistë kanë vizituar zonat e mbrojtura në Rajonin e Shkodrës. Drejtori i administratës së zonave të mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha tregon se ky vit ishte më i miri për turizmin.

“Për fatin e mirë Alpet e Shkodrës tashmë janë shpallur Park Kombëtar dhe po bëhet 3 vjet dhe promovimi i tyre, iniciativa e rinisë si dhe vëmendja e qeverisë ka pasur një shtim të numrit të turistëve”, u shpreh Agim Dardha, Drejtor i Zonave të Mbrojtura, Shkodër.

Turistët e huaj kanë vite që nuk u ndahen Alpeve, për zonat e mbrojtura risi këtë vit ka qenë rikthimi vizitorëve vendas.

“Mund të themi me statistika që vitet e fundit kemi pasur rritje të numrit të vizitorëve vendas”, u shpreh Dardha. Tashmë Alpet prej javësh janë zbardhur nga dëbora. Manteli i bardhë pritet të rrisë fluksin e rezervimeve edhe në këto ditë të fundvitit thotë Dardha. Theth-Valbonë vijojnë të mbajnë numrin më të lartë të vizitueshmërisë përgjatë 2024-trës, për rtsh, M. Gjoni

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“IKONA E DIASPORËS 2026” – INSTITUTI SHKENCOR HELVETIK I EVROPËS JUGLINDORE...

0
Në prag të “Flakës së Janarit”, Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore, me qendër në Cyrih të Zvicrës, do të ndajë edhe këtë vit...

Ky është një burrë kombi