HomeDiasporaKosova Pjesëmarrëse në Panairin e Turizmit “Travel News Market” në Stokholm

Kosova Pjesëmarrëse në Panairin e Turizmit “Travel News Market” në Stokholm

-

Ambasadorja e Kosovës, znj. Geci më 2 dhjetor vizitoi panairin prestigjioz të turizmit “Travel News Market”, i cili po mbahet në Stockholm Waterfront Congress Centre.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair u mundësua nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë KIESA dhe projektit FEGO të Swisscontact, financuar nga SIDA.

Në një hapësirë ekspozuese disa kompani nga Kosova po e prezantojnë potencialin turistik të Kosovës, duke synuar krijimin e mundësive për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e turizmit. Ambasadorja Geci shprehu mbështetjen e saj për këtë iniciativë të rëndësishme dhe theksoi rëndësinë e promovimit të Kosovës si një destinacion tërheqës turistik në nivel global, njofton Ambasada e Kosovës në Stockholm.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...