HomeAtdheuStudentët në Kosovë do të përfitojnë nga 30 deri në 70 euro...

Studentët në Kosovë do të përfitojnë nga 30 deri në 70 euro në muaj

-

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen e re për bursën e mobilitetit, për të cilën mund të aplikojnë studentët e rregullt të nivelit bachelor në institucionet e akredituara publike dhe private në Kosovë.

Mbështetja mujore do të ndahet sipas distancës:

30 euro për distanca deri në 20 kilometra;

50 euro për distanca nga 21 deri në 50 kilometra;

70 euro për distanca mbi 50 kilometra.

Sipas Kurtit, mund të aplikojnë si studentët e rinj, ashtu edhe ata që kanë përfituar më parë nga kjo bursë.

Ai ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar akademik nga bursa e mobilitetit kanë përfituar 8 mijë e 362 studentë, me gjithsej 2.9 milionë euro mbështetje.

“Kjo mbështetje vijon edhe sivjet”, ka shkruar Kurti, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së deri në...

0
Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka dhënë një mesazh optimist për integrimin europian të Shqipërisë, duke deklaruar se vendi mund të...