HomeAtdheuPrishtinë–Berlin, Hamburg, Hahn: Wizz Air nis linja të reja më 14–15 dhjetor

Prishtinë–Berlin, Hamburg, Hahn: Wizz Air nis linja të reja më 14–15 dhjetor

-

Kompania Wizz Air ka hapur bazën e saj në Aeroportin e Prishtinës dhe po shton linja të reja drejt vendeve ku jeton diaspora. Që nga 16 nëntori, kompania fluturon çdo ditë Prishtinë–Bazel-Mulhouse, me çmime fillestare prej 39,99 eurosh. Po nga ajo datë ka edhe linjën Prishtinë–Karlsruhe/Baden-Baden, me bileta nga 24,99 euro, dhe nga 17 nëntori edhe Charleroi pranë Brukselit.

Në dhjetor nisin edhe pesë linja të tjera: Berlini dhe Frankfurt-Hahn më 14 dhjetor, Hamburgu dhe Malmöja më 15 dhjetor dhe Triesti më 19 dhjetor. Sipas planit, Berlini fluturohet tri herë në javë, Hahn katër, Hamburgu katër dhe Malmöja tri herë, ndërsa Triesti dy herë në javë. Linja Prishtinë–Trieste do të pezullohet nga 10 janari deri më 19 mars. Çmimet e shpallura janë fillestare dhe nuk vlejnë për çdo datë, pasi ndryshojnë sipas kërkesës dhe disponueshmërisë. Bileta shiten në faqen zyrtare dhe në aplikacionin e kompanisë. Për udhëtarët: në periudhën e festave, kur shumë bashkatdhetarë udhëtojnë drej Kosovës, linjat e reja i japin më shumë zgjedhje atyre që jetojnë në Gjermani, Zvicër, Itali dhe Suedi./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ilmi Tahiri prezanton tri vepra të reja letrare në Kosovë

0
Tri botime të reja, një rrugëtim i mbushur me emocion dhe një promovim i veçantë në Göteborg të Suedisë. Shkrimtari Ilmi Tahiri vazhdon të...