HomeAtdheuAmbasadori Eric Wendt takim me kreun e SPAK Klodian Braho dhe BKH-së...

Ambasadori Eric Wendt takim me kreun e SPAK Klodian Braho dhe BKH-së Joni Keta

-

Brenda dy muajsh nga marrja e detyrës, ambasadori amerikan Eric Wendt u rikthye sërish në SPAK. Dhe sërish takimi i diplomatit amerikan në Tiranë ishte me kryeprokurorin e SPAK-ut, Klodian Braho, dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët në ambasadë, diplomati Eric Wendt dha sërish mesazhet e tij në bisedën me kryeprokurorin e SPAK-ut, që përfshinin si kryefjalë mbështetjen amerikane për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, që janë dy nga shtyllat e kompetencave të SPAK-ut. SPAK-u e ruajti sekretin për këtë takim, duke mos zbuluar të dhëna se çfarë u bisedua, ndërsa edhe më herët ambasadori Wendt përcolli prioritetet, sikurse janë hetimi i krimit transnacional dhe goditja e grupeve të drogës./TCH

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

20 VJET ALFABETI DHE FLAMURI KUQEZI BASHKOJNË BREZAT NË FAMILJEN E...

0
Nga Keze Kozeta Zylo Flamur që lint Shën Kostandinin, Pajton Islamn’ e Krishtërimin, Çpall midis feve vllazërimin, Flamur bujar për Njerëzi. Fan Noli Në Bronx, Staten Island, Brooklyn, Albany,...