HomeSportiARSENALI SHKËLQEN NË ANFIELD, MUND LIVERPOOLIN DHE MERR KRYESIMIN E PREMIER LEAGUE

ARSENALI SHKËLQEN NË ANFIELD, MUND LIVERPOOLIN DHE MERR KRYESIMIN E PREMIER LEAGUE

-

Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Liverpoolin me rezultatin minimal 1:0 në stadiumin mitik “Anfield”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Premier League.

“Topçinjtë” arritën të siguronin tri pikë të arta falë një goli të shënuar në pjesën e parë, i cili rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Momenti vendimtar i sfidës erdhi në minutën e 16-të, kur Declan Rice dhuroi një pasim fantastik në zonën e rreptësisë, duke gjetur Kai Havertzin. Sulmuesi gjerman u tregua i saktë para portës, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar Arsenalin në avantazh.

Pas golit, skuadra londineze arriti të ruante epërsinë deri në përfundim të takimit, duke dalë nga “Anfield” me një fitore me shumë vlerë në garën për kreun e tabelës.

Me këtë sukses, Arsenali ngjitet në vendin e parë të Premier League me 24 pikë, duke lënë pas Manchester Cityn, që renditet i dyti me 21 pikë.

Në anën tjetër, Liverpooli pëson një humbje në shtëpi dhe mbetet në vendin e pestë me 15 pikë. Një triumf i rëndësishëm për Arsenalin, që konfirmon ambiciet për titullin kampion dhe dërgon një sinjal të fortë te rivalët në garën për Premier League./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Brukseli mbledh liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 25 nëntor

0
Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus do të jenë...