HomeDiasporaFadil Berisha nderohet në Vatikan - me Certifikatën e Njohjes së Dalluar...

Fadil Berisha nderohet në Vatikan – me Certifikatën e Njohjes së Dalluar si Special Guest i IASC World Changers Summit 2026

-

Nga Beqir SINA – New York

Fotografitë dhe imazhet e diasporës shqiptare në Amerikë kanë një emër, që i ka dhënë fytyrë prej dekadash, ai është Fadil Berisha.

Më 22 tetor 2026, Berisha fotografi i famshëm në SHBA, u nderua në Vatikan me Certifikatën e Njohjes së Dalluar si Special Guest i IASC World Changers Summit 2026, të titulluar “The Multiverse of Trust”. Ngjarja u zhvillua në Casina Pio IV, në zemër të Qytetit të Vatikanit. Certifikata i është dhënë nga Instituti për Studime të Avancuara dhe Bashkëpunim (IASC) për mbështetjen dhe angazhimin e tij ndaj misionit të samitit. Ajo mban nënshkrimin e Prof. Gabriele Pao-Pei Andreoli, president i Institutit dhe themelues i World Changers Summit.

Në postimin e tij, Berisha falënderoi organizatorët dhe theksoi nderin e madh që i është bërë:

“Për një fotograf që ka dokumentuar jetën e shqiptarëve në New York, ceremonitë, protestat, sukseset dhe momentet historike të diasporës, ky vlerësim në një skenë ndërkombëtare si Vatikani merr një kuptim të veçantë.”

Berisha, nuk është thjesht mjeshter i fotografisë me kamerë. Ai është pjesë e peizazhit kulturor shqiptaro-amerikan, një zë vizual që ka mbajtur gjallë kujtesën dhe identitetin e komunitetit të artistëve shqiptar në SHBA.

Samiti “World Changers” e vendos atë mes personaliteteve që ndikojnë në dialogun global, duke e lidhur punën e tij me tema si besimi, bashkëpunimi dhe ndryshimi pozitiv.

Ky nderim vjen si vazhdim i një karriere të gjatë artistike kushtuar shërbimit ndaj komunitetit. Në një kohë kur diasporës i duhen më shumë se kurrë modele që përfaqësojnë me dinjitet, si Fadil Berisha

Kurse prania dhe nderimi në Vatikan i Fadil Berishës mbetet një moment krenarie për të gjithë shqiptarët e Amerikës.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi