HomeAtdheuFMN rikthehet në Shqipëri, në fokus menaxhimi i investimeve publike

FMN rikthehet në Shqipëri, në fokus menaxhimi i investimeve publike

-

Përmirësimi i mënyrës se si Shqipëria planifikon, financon dhe zbaton investimet publike është në fokus të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka nisur punën në vend.

Ky instrument në kuadër të Fondit Monetar Ndërkombëtar analizon të gjithë ciklin e projekteve, nga planifikimi dhe përzgjedhja deri te zbatimi dhe monitorimi.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ekspertët e FMN-së po zhvillojnë takime me drejtues të Ministrisë së Financave, ku pritet të shqyrtohen procedurat dhe praktikat aktuale të menaxhimit të investimeve.

Sipas autoriteteve shqiptare, vitet e fundit janë ndërmarrë një sërë reformash për forcimin e këtij procesi, përmes disiplinës fiskale, krijimit të Listës Unike të Projekteve dhe përafrimit të kuadrit ligjor me kërkesat e integrimit në Bashkimin Evropian. Qeveria vlerëson se problematika si faturat e pashlyera dhe projektet e nisura pa financim të plotë i përkasin së kaluarës. Me mbështetjen e ekspertizës së FMN-së, synohet përmirësimi i mëtejshëm i eficiencës dhe transparencës së investimeve publike./Omer Saraçi, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Yamal jashtë sfidës në Champions League, Barcelona konfirmon problemin fizik

0
Ylli i Barcelonës do të mungojë në përballjen kundër Sabah FK në Azerbajxhan për shkak të shqetësimeve në kyçin e këmbës së djathtë. Klubi...