HomeAtdheuJoe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi marrin shtetësinë e Kosovës

Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi marrin shtetësinë e Kosovës

-

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ua ka dorëzuar zyrtarisht dekretet e shtetësisë së Republikës së Kosovës dy personaliteteve amerikane, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit.

Ceremonia është zhvilluar në Presidencë.

Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kreu i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është një prej figurave që për dekada ka lobuar në Shtetet e Bashkuara për çështjen e Kosovës. Në krah të tij, Shirley Cloyes DioGuardi është angazhuar në promovimin e të drejtave të shqiptarëve dhe të çështjes së Kosovës në qarqet politike amerikane. Përmes punës së tyre në Uashington, DioGuardit janë bërë pjesë e rëndësishme e historisë së lobimit shqiptaro-amerikan për Kosovën, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Washington Post”: 1000 hapa më shumë në ditë ulin rrezikun për...

0
Të ecësh vetëm 1 mijë hapa më shumë në ditë mund të lidhet me një rrezik më të ulët për probleme të zemrës, veçanërisht...