HomeDiasporaMinistri Nufi takon zyrtarin e lartë të Pentagonit: Shqipëria e përkushtuar ndaj...

Ministri Nufi takon zyrtarin e lartë të Pentagonit: Shqipëria e përkushtuar ndaj NATO-s dhe sigurisë kolektive

-

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një takim në Pentagon me Nënsekretarin amerikan të Luftës për Politikat, Elbridge A. Colby. Në fokus të bisedimeve ishin situata e sigurisë në hapësirën euro-atlantike dhe forcimi i bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Pas takimit, ministri Nufi vlerësoi bisedën e zhvilluar me zyrtarin e lartë amerikan, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të ngushtë mes aleatëve përballë sfidave të reja që po ndikojnë mjedisin e sigurisë ndërkombëtare.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes z.Ermal Nufi, partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA-së mbështetet mbi vlera të përbashkëta, besim të ndërsjellë dhe angazhim të qëndrueshëm për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen kolektive. Ai nënvizoi se, në kushtet e një mjedisi sigurie gjithnjë e më kompleks, bashkërendimi i veprimeve mes vendeve aleate mbetet një element kyç për mbrojtjen e interesave të përbashkëta dhe forcimin e sigurisë transatlantike.

“Shqipëria vlerëson thellësisht lidershipin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësive të saj si një aleate e besueshme në NATO, duke kontribuar për një Aleancë më të fortë, më të sigurt dhe më kompakte”, shprehet ministri Nufi në reagimin e tij, pas takimit.

Takimi në Pentagon u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Ministrit të Mbrojtjes në SHBA dhe konfirmon nivelin e lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin euro-atlantik, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi