HomeDiasporaShefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, në pritjen...

Shefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, në pritjen zyrtare të Festës Kombëtare të Italisë

-

CYRIH, 02 qershor 2026 – Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Italisë në Cyrih, z. Mario Baldi, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Italiane. Sipas informacioneve të siguruara nga half24.ch, takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke mbledhur përfaqësues diplomatikë, institucionalë dhe personalitete të ndryshme të jetës publike në Zvicër. Në një deklarim pas pjesëmarrjes në këtë ngjarje, z. Berisha theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet shteteve dhe institucioneve, duke vlerësuar mikpritjen e lartë të organizatorëve.

“Mbrëmja ishte një pasqyrim i qartë i bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë së thellë ndërmjet vendeve tona, si dhe një mundësi e mirë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve diplomatike dhe institucionale”, u tha gjatë aktivitetit. Pritja zyrtare e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Cyrih shënoi Festën Kombëtare të Republikës Italiane, një ngjarje që tradicionalisht mbledh përfaqësues të korit diplomatik dhe institucioneve partnere, duke promovuar dialogun, bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira ndërkombëtare, transmeton half24.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi