HomeEKSKLUZIVEFestivali i Berlinit, filmi me drejtor fotografie shqiptarin Sokol Keraj fiton çmimin...

Festivali i Berlinit, filmi me drejtor fotografie shqiptarin Sokol Keraj fiton çmimin ‘Golden Bear’

-

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, çmimi “Golden Bear” për film të shkurtër iu dha filmit “Someday, a Child” me regji të libanezes Marie-Rose Osta dhe me drejtor fotografie shqiptarin Sokol Keraj.

Në qendër të filmit është një djalë 11-vjeçar me aftësi të pazakonta, që jeton me xhaxhanë e tij në një fshat libanez, ku avionët luftarakë janë zhurmë e përditshme.

Ndërsa xhaxhai i tij përpiqet ta bëjë të duket “normal”, djali në fshehtësi vë në provë një aftësi që mezi e kupton.

Kur ai aksidentalisht shkakton rrëzimin e dy avionëve luftarakë, ajo që ishte e fshehur bëhet e pamundur për t’u kontrolluar.

Filmi 27 minuta i gjatë ka pasur premierën e tij në Festivalin e Berlinit, ndërsa është një bashkëprodhim midis Francës, Rumanisë dhe Libanit.

Regjisori Sokol Keraj, që në këtë film është drejtori i fotografisë, ka studiuar për regji filmi në Rumani dhe është pedagog në Universitetin “Politecnico Grancolombiano” në Bogota, Kolumbi.

Mes filmave që ai ka realizuar mund të përmendim: “Dita e fundit e Loro Shestanit” apo “Gëzuar Vitin e Ri 1982”, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi