HomeDiasporaMesazh krenarie dhe përkushtimi nga Familja Selmani-Kapiti në 18-vjetorin e Pavarësisë së...

Mesazh krenarie dhe përkushtimi nga Familja Selmani-Kapiti në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

-

Veprimtari i njohur në Zvicër dhe një ndër lobistët më të zëshëm për çështjen e Luginës së Preshevës, veçanërisht për Medvegjën, Fadil Selmani Kapiti, ka përcjellë një urim të veçantë me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në një fotografi domethënëse, ai shfaqet përkrah vëllait të tij, Ismet Selmani – ish-kryetar i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, bëmirës i njohur – si dhe pranë babait të tyre tashmë të ndjerë, Liman Selmani. Ky i fundit kujtohet me respekt të veçantë për aktin e tij të guximshëm shumë vite më parë, kur ngriti flamurin kombëtar në Medvegjë, në një kohë sfiduese për shqiptarët e atjeshëm e njëherit themelues i shoqatës humanitare “Medvegja” me seli në Zvicër.

Me fjalë modeste, por plot ndjenjë dhe krenari kombëtare, z. Selmani uroi vëllezërit dhe bashkëkombësit që jetojnë e veprojnë në Kosovë:

“Urime 18-vjetori i Pavarësisë, Kosovë! Qofsh e bekuar dhe e begatuar, ti e shenjta jonë! Familja Selmani-Kapiti krenohet me ty si pjesë përbërëse e këtij projekti madhor. Dhe do të jemi përkrah teje gjithmonë, drejt objektivit final të Kombit tonë! Gëzuar!”

Ky mesazh vjen si dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të familjes Selmani-Kapiti ndaj çështjes kombëtare dhe mbështetjes së palëkundur për Kosovën dhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, transmeton half24.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi