HomeFoto LajmBerisha: Jemi në kilometrin e fundit! Me datën 10, qytetarët do i...

Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Me datën 10, qytetarët do i japin leksionin e merituar këtij regjimi

-

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në degët 1 dhe 3 në Tiranë, ka vënë theksin tek protesta e paralajmëruar më 10 shkurt, duke e cilësuar si një moment vendimtar për opozitën dhe qytetarët.

Ai theksoi se protesta e 10 shkurtit është një marshim që nuk do të ndalet, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë për t’i dhënë, sipas tij, “leksionin e merituar regjimit”.

“Do merremi me protestën, do bëjmë gjithçka për suksesin e saj. Do merremi me seksionin, do bëjmë gjithçka për të ngritur në këmbë dhe të jetë sa më i fortë. Do merremi me anëtarësime të reja, do bëjmë gjithçka që të tërheqim të rinj, të reja, qytetarë, idealistë, njerëz me vlera. Do bëjmë gjithçka për të nxitur frymën e revoltës në çdo zemër, në çdo shpirt. Revoltë dhe vetëm revoltë,” u shpreh Berisha, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Brukseli mbledh liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 25 nëntor

0
Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus do të jenë...