HomeDiasporaRevista franceze shkruan për Shqipërinë turistike

Revista franceze shkruan për Shqipërinë turistike

-

Shqipëria po tërheq sërish vëmendjen e medias ndërkombëtare si një destinacion turistik i veçantë dhe i larmishëm. Këtë herë, revista e njohur franceze GEO Magazine i ka dedikuar një artikull vendit tonë, duke e përshkruar atë si një vend me një ofertë të pasur natyrore, historike dhe kulturore.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e kësaj reviste, e cila thekson plazhet e mrekullueshme, malet mahnitëse, dhe natyra magjepsëse që ofron Shqipëria, si dhe trashëgiminë e pasur kulturore me ndikime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane. Po ashtu, në shkrim përmendet edhe kujtimi i Kanunit, një kod misterioz mesjetar nderi, si dhe ekstravaganca arkitekturore që karakterizon Tiranën moderne.

Rama tha se në pesë vitet e fundit Shqipëria ka rritur ofertat e saj turistike, duke arritur një rritje prej 80% të numrit të vizitorëve të huaj.

“E gjithë kjo ofertë turistike ka bërë që në pesë vjet, Shqipëria të ketë një rritje prej 80% të numrit të vizitorëve të huaj,” shkruan Rama.

Kjo rritje e turizmit ka pasqyruar vëmendjen gjithnjë e më të madhe që Shqipëria po merr në arenën ndërkombëtare, transmeton rtsh.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Brukseli mbledh liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 25 nëntor

0
Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus do të jenë...